Eko Higjiena

Në Viti u mbajt Panairi pranveror i ndërmarrësisë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Vitia ka qenë nikoqire e Panairit pranveror të Ndërmarrësisë që u mbajt sot ku morën pjesë rreth 60 biznese nga rajoni lindje, përkatësisht nga 11 komuna, në fushën e agro-përpunimit, sektorit të qumështit dhe mishit, kopshtari, bletari, frutave pyjore dhe bimëve mjekësore, zejtarisë etj.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti në hapje të këtij panairi ka theksuar se ndihet i nderuar që Vitia është nikoqire e këtij panairi, me që dihet se kjo ka traditë të punës dhe prodhimtarisë së mirë. Vitia është quajtur hambar i Anamoravës për prodhimtari bujqësore dhe aktivitete kryesor ekonomik e kemi bujqësinë, për shkak të klasit tejet të mirë të tokës.

Panairet e tilla janë tejet të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm të bizneseve në mënyrë që prodhuesit primar të rrisin bashkëpunimin dhe duke shkuar nga procesi prodhim përpunim të bëjmë edhe zhvillimin dhe gjenerimin e të hyrave” ka thënë kryetari Haliti.

Ndërsa ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hikmete Bajrami është shprehur e kënaqur që në Viti po merr pjesë në një panair të produkteve vendore të prodhuara nga toka e nuk janë produkte që prodhohen e rriten nën plastik. “Në emër të Qeverisë Mustafa ju konfirmoj se në rrugën e zhvillimit ekonomik ne jemi partner dhe Brenda mundësive do të ju mbështesim në rrugë institucionale. Ne në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë po marrim hapa në mënyrë që ambient i biznesit të jetë më i lehtë. Po bëjmë thjeshtimin dhe eliminimin e procedurave për marrjen e lejeve dhe licencave të ndryshme, e gjithashtu shumë shpejtë do ta ri funksionalizojm skemën për garantim të kredive e cila qëllim kryesor e ka mbulimin e 50 % të hipotekave për projektet që janë për biznes”, tha ministrja Bajrami.

Fundamenti

Kurse Libor Chlad, nga sektori për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, ka thënë se ne të gjithë jemi të vetëdijshëm që Kosova është duke kaluar nëpër një krizë ekonomike posaçërisht me theks të veçantë të papunësisë, sepse ka aq shumë të ri që janë të papunë dhe jemi dëshmitarë se një numër i konsiderueshëm janë larguar nga vendi në kërkim të gjetjes së një jete më të mirë.

Panairi Pranveror i Ndërmarrësisë në rajonin lindje, ka për qëllim të nxis zhvillimin në fushën e biznesit dhe të ndërmarrësisë, si dhe vendosjen e kontakteve ndërmjet ndërmarrësve në nivel rajonal dhe kombëtar. Panairi Pranveror i Ndërmarrësisë, i organizuar nga Agjencioni për Zhvillim Rajonal – Lindje në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti.

Ky aktivitet, sipas organizatorëve është pjesë e projektit “Mbështetje rrjetëzimit të zhvillimit rajonal në Kosovë” financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë./rajonipress/