Eko Higjiena

Në Viti u mbajt një tryezë ku është diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë më të mira për gratë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti me bashkëpunëtorë të tjerë kanë marrë sot pjesë në një tryezë që është mbajtur në Viti, ku është diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë më të mira që gratë duhet të zhvillojnë në mënyrë që të kenë më shumë iniciativa në dobi të punës së tyre.

Me këtë rast, kryetari Haliti ka folur edhe për përkrahjen që ka pasur gratë vitiase nga qeverisja komunale e Vitisë, në bashkëpunim me organizatat e ndryshme, duke përmendur disa nga bashkëpunëtorët dhe sukseset e arritura.

Ai tha se përmes projekteve të shumta, në veçanti në këtë komunë janë ndihmuar shoqatat dhe bizneset e ndryshme të grave të cilat edhe kanë treguar suksese me plasimin e produkteve të tyre në treg.

Uji Dea

Ai tha se përmes projekteve të tilla femra vitiase është pavarësuar financiarisht dhe ka gjeneruar edhe të ardhurat për vetën dhe familjet e tyre.

Ndërkaq Melihate Osmani, nga Organizata për Reforma Lokale “ EULOC” në Viti, ka bërë të dikur se ky takim është mundësuar falë projektit “Promovimi i politikave dhe vendeve të punës miqësore për familjen në komunën e Vitisë” e që financohet nga UNFPA, mbështetur përmes Fondit të Grave të Kosovës, përmes Rrjetit të Grave të Kosovës, kurse në Viti zbatohet nga kjo organizatë.

Ajo i kanë njoftuar të pranishmit lidhur me këtë projekt dhe hapat që do të merren në vazhdim nga organizata “EULOC” në Viti. Pas këtij takimi në fund u dhënë edhe disa përfundim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.