Eko Higjiena

Në Viti u mbajt debati “Fuqia në partneritet: Nga Dialogu në Veprim” në kuadër të “Javës së Gruas 2026”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – National Democratic Institute, me mbështetjen e Swiss Agency for Development and Cooperation, organizoi në Viti debatin mbi politika me temën “Fuqia në partneritet: Nga Dialogu në Veprim”, në kuadër të aktiviteteve të “Javës së Gruas 2026”.

Në hapje të aktivitetit, kryetari i Komuna e Vitisë, Sokol Haliti, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe fuqizimit të rolit të grave në proceset vendimmarrëse në nivel lokal.

Ndërkaq, Nancy Soderberg vlerësoi angazhimin e Komunës së Vitisë në avancimin e pjesëmarrjes së grave në jetën publike dhe institucionale. Ajo theksoi se partneriteti ndërmjet institucioneve dhe komunitetit mbetet thelbësor për ndërtimin e politikave që pasqyrojnë nevojat reale të qytetarëve.

Mobi Casa

Debati mblodhi përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe akterë të tjerë relevantë, duke krijuar një hapësirë diskutimi mbi qeverisjen gjithëpërfshirëse, fuqizimin e rolit të gruas dhe avancimin e shërbimeve komunale.

Sipas organizatorëve, avancimi i dialogut dhe ndërtimi i politikave më transparente, më të përgjegjshme dhe më pranë qytetarëve mbeten elemente kyçe për forcimin e demokracisë lokale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Komuna e Vitisë ritheksoi përkushtimin për të mbështetur iniciativa që promovojnë barazinë, përfshirjen qytetare dhe fuqizimin e demokracisë në nivel lokal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.