Uji Dea

Në Viti u bë shpërndarja e 88 bidonave të qumështit për fermerët vitias

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Të mërkurën në Viti 44 fermerë vitias, konkretisht prodhuesit të qumështit kanë përfituar secili nga ta nga 2 bidona 20 litërshe të qumështi. Kjo gjë u bë e mundur falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Helvetas Sëiss Intercooperation, Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) dhe të implementimit të Grupi Lokal të Veprimit “Vitia”.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti para dorëzimit të këtyre bidonave tha se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e saj, sikurse me projektin “Aftësitë për Punësim Rural” (APR) po përkrah fermerët vitias duke i falënderuar atë për përkrahjen e vazhdueshme që po japin në veçanti në sektorin e bujqësisë.

Ai shtoj se kjo komunë edhe në të kaluarën ka përkrahur fermerët e saj me projekte dhe mjete të ndryshme të punës të cilat kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Viti.

HW

Përndryshe financimi i këtij projekti është bërë në bashke participim, ku komuna e Vitisë, ka participuar me 50% të mjeteve financiare kurse nga 25% kanë participuar projekti APR dhe vetë fermerët.

Përndryshe në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre bidonave që është mbajtur në Viti, i pranishëm ishte edhe Basri Pulaj nga projekti APR dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.