UBT

Në Viti sistemohen 9 familje nga Kumanova

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Duke folur për gjendjen e sigurisë sidomos pas zhvillimeve të fundit në Kumanovë të Maqedonisë, kryetari i komunës Sokol Haliti ka bërë të ditur se aktualisht në komunën e Vitisë janë të vendosura 9 familje me 57 anëtarë.

Është mbajtur të martën mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në bashkësi në të cilën është diskutuar për Çështjen e sigurisë në komunën e Vitisë, për ardhjen e refugjatëve nga Maqedonia në disa fshatra, për dëmet e vërshimeve të sivjetme, si dhe disa pika të tjera me rëndësi.

Duke folur për gjendjen e sigurisë sidomos pas zhvillimeve të fundit në Kumanovë të Maqedonisë, kryetari i komunës Sokol Haliti ka bërë të ditur se aktualisht në komunën e Vitisë janë të vendosura 9 familje me 57 anëtarë.

Haliti ka themeluar edhe këshillin për përkujdesjen e refugjatëve që kërkojnë strehim në komunën e Vitisë, i cili këshillë përbëhet nga institucionet, organizatat dhe shoqatat jo qeveritare. “Dy ditëve të fundit kemi vizituar familjet e zhvendosura nga Maqedonia që aktualisht po qëndrojnë në disa fshatra të komunës sonë dhe nga ajo që kam parë nga afër se situata nuk është e lakmueshme për shkak të kushteve jo të mira të strehimit. Kam formuar këshillin për përkujdesje për ta dhe jemi duke përcjellë në vazhdimësi gjendjen. Ne jemi të gatshëm për çdo situatë që të bëjmë sistemimin dhe strehimin e këtyre familjeve. Po ashtu po shqyrtojmë mundësit për tu ndihmuar me gjëra të nevojshme”, ka theksuar Haliti.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se në mesin e të zhvendosurve ka edhe nxënës të cilëve u ka mundësuar që të ndjekin mësimet në shkollat e atyre lokaliteteve ku janë të vendosur momentalisht.

Edhe komandanti i stacionit të policisë në Viti kapiteni Agim Lipovica, ka bërë të ditur se janë duke përcjellë me kujdes zhvillimet dhe ardhjen e familjeve nga Maqedonia.

FIDANISHTJA

Ai po ashtu tha se policia kufitare është duke patrulluar në zonën kufitare me Maqedoninë dhe aktualisht situata është e qetë.

Lidhur me aspektin e sigurisë së përgjithshme në komunën e Vitisë, kapiteni Lipovica ka njoftuar edhe për rënien e numrit të vjedhjeve në komunën e Vitisë në dy muajt e fundit.

Ndërkohë ka apeluar tek prindërit që të jenë të vëmendshëm dhe të mos lejojnë fëmijët e tyre të vozisin pa patentë shofer.

Ai këtë apel e drejtoi pas aksidentit me fatalitet që ka ndodhur para dy ditësh kur humbi jetën një maturant, duke shprehur dhimbje dhe keqardhje.

Në këtë takim, u bisedua edhe për vërshimet e fundit në komunën e Vitisë dhe dëmet e shkaktuara, me që rast një raport për këto e paraqiti drejtori i Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi.

Ndërsa si dukuri shqetësuese u paraqit edhe më tej prerja ilegale e pyjeve dhe u diskutua për masat që duhet ndërmarrë në të ardhmen për të parandaluar këtë dukuri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.