Në Viti shqetësuese, huliganizmi, aksidentet në komunikacion, zjarrëvëniet e qëllimta

/ 2 minuta lexim

Viti – Në Viti, është mbajtur mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Gjatë këtij takimi në veçanti është folur për gjendjen e sigurisë në këtë komunë e cila është vlerësuar si e qetë dhe stabile. Megjithatë në këtë takim u dhanë edhe disa shqetësime që kanë të bëjnë me sigurinë.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu në fillim të këtij takimi ka bërë të ditur se gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë, është e qetë dhe stabile, por ai përmendi edhe rastet e fundit të aksidenteve me fatalitet që kanë ndodhur në këtë komunë duke shprehur edhe ngushëllimet për familjarët.

Aliu po ashtu njoftoj anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për komandantin e ri të Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halilin dhe shprehu falënderimet për Komandantit e deritanishëm, Agim Lipovica i cili ka shërbyer në këtë detyrë.

Ndërkaq Afrim Halili, Komandant i ri i Stacionit Policor në Viti, ka bërë një krahasim të periudhës së njëjtë të këtij viti me vitin paraprak. Megjithatë komandanti Halili u shpreh se gjendja e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile.

Eco Higjiena

Ai përmendi se në këtë komunë ka ndodhur më parë një aksident komunikacioni që ka përfunduar me fatalitet dhe rastin e një vetëvrasje. Komandanti Halili theksoi se kohëve të fundit kanë qenë të shpeshta edhe rastet e zjarreve.

Përndryshe Halili u shpreh se ai do të vazhdon bashkëpunimin me institucionet komunale të Vitisë dhe me qytetarë në interesin e të gjithëve.

Ndërkaq anëtarët e këtij këshilli paraqitën disa shqetësime të tyre lidhur me sigurinë në këtë komunë si: huliganizmi, aksidentet në komunikacion, zjarrëvëniet e qëllimta, pusetat e hupura, rrjeti elektrik dhe të tjerë.

Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe nga Misioni i OSBE-së në Kosovë./rajonipress/