UBT

Në Viti rritet transparenca

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Besnik Imeri koordinator i projektit USAID / BEEP për Komunën e Vitisë duke prezantuar rezultatet e këtij raporti theksoi se Vitia ka shënuar rritje në përmirësimin e mjedisit afarist duke u bërë një nga komunat e para që ka liruar Bizneset nga Taksat Komunale megjithatë ai tha se këto rezultate kanë dalur nga anketimet e bëra me grupet e bizneseve.

Programi për përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë USAID / BEEP ka prezantuar sot rezultatet e Indeksit të Konkurrencës për Komunën e Vitisë 2012.

Sipas këtij rezultati del se kjo komunë ka rritje në Transparencë, pjesëmarrjen dhe parashikushmerinë, tatimet dhe taksat , infrastrukturën Komunale . Gjithashtu gjatë këtij viti, institucionet Komunale të Vitisë rangohen në vendin e 20, ndërsa në vendin e 11 për Transparencë në nivel shtetëror nga 37 komunat e Kosovës . Megjithatë gjatë prezantimit të këtyre rezultateve janë dhënë edhe rekomandime për përmirësimin e më tutjeshëm për programin afarist.

Besnik Imeri koordinator i projektit USAID / BEEP për Komunën e Vitisë duke prezantuar rezultatet e këtij raporti theksoi se Vitia ka shënuar rritje në përmirësimin e mjedisit afarist duke u bërë një nga komunat e para që ka liruar Bizneset nga Taksat Komunale megjithatë ai tha se këto rezultate kanë dalur nga anketimet e bëra me grupet e bizneseve.

FITORJA

Ndërsa Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë Abdyl Bajrami duke folur rreth këtyre rezultateve dhe punës së Institucioneve në përmirësimin e mjedisit afarist duke lavdëruar punën e bërë të USAID-it Amerikan në Viti tha se me ndihmën e tyre është bërë shumë në përmirësimin e kushteve për të bërit biznes . “ Përmes këtij programi është bërë shumë në përmirësimin e mjedisit afarist, por mendoj se ka edhe shumë punë për të bërë pasi që bizneseve tona ju nevojitet edhe një përkrahje më e fuqishme dhe ata nga të gjithë, si nga Institucionet ashtu edhe nga vet qytetarët” u shpreh. Bajrami.

Ndërsa Besim Halimi Drejtor i Administratës në Viti, nuk u pajtua plotësisht me rezultatet e Programit për Mjedisin Afarist duke shtuar se kjo komunë ka bërë shumë në përmirësimin e mjedisit, por edhe në shërbimet për biznese si lirimin e taksave për bizneset, ofrimin e shërbimeve për bizneset nga Qendra për Hapjen e Bizneseve etj.

Ky takim është mbajtur me përfaqësues të Institucioneve Komunale, përfaqësues të bizneseve, dhe organizatorët IKK-së USAID/BEEP. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.