Hidromorava

Në Viti propozohet norma tatimore për tatimin për pronat e paluajtshme për vitin 2024

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Gjatë këtij takimi pas shqyrtimit më shumicë votash u votua për propozim vendimin për caktimin e normave tatimore për tatimin për pronat e paluajtshme për vitin 2024. U bë me dije se me këtë propozim vendim kryesisht pritet të këtë ulje të tatimeve për shtëpitë familjare në viset rurale, por se kjo do të thotë se komuna do të këtë më pak të hyra.

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e dhjetë të rregullt. Në fillim të këtij takimi kryesuesi Bekim Azizi, i ka njoftuar anëtarët e KPF-së rreth vlerësimit të ligjshmërisë për dokumentet e fundit, të cilat kanë kaluar fillimisht nga ky komitet pastaj në Kuvendin Komunal të Vitisë, duke njoftuar se jo të gjitha aktet e miratuara janë vlerësuar nga organet përkatëse dhe po presin edhe vlerësimin e akteve të mbetura.

Fillimi i kësaj mbledhje është karakterizuar me pyetje dhe kërkesa të ndryshme nga anëtarët e KPF-së për të cilët kryesisht përgjigje kanë marrë nga zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Anëtarët e KPF-së kërkuan që të shqyrtohet mundësia që dita e diell të jetë ditë pushimi për veprimtaritë biznesore, të behet vendosja e ndriçimit publik në disa lagje të mbetura si në lagjen Zuka-Pozheran, të shikohen mundësitë që transportet publik të kenë një itinerar më të shpeshtë në veçanti për nxënësit por edhe disa kërkesa të tjera.

ARKATANA

Gjatë këtij takimi pas shqyrtimit më shumicë votash u votua për propozim vendimin për caktimin e normave tatimore për tatimin për pronat e paluajtshme për vitin 2024.

U bë me dije se me këtë propozim vendim kryesisht pritet të këtë ulje të tatimeve për shtëpitë familjare në viset rurale, por se kjo do të thotë se komuna do të këtë më pak të hyra.

Ndërkaq më pas u dhanë edhe dy informata një nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit rreth procesit të legalizimit në komunën e Vitisë si dhe një informatë nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për planin operativ për mbjelljet vjeshtore për vitin 2023-2024./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.