UBT

Në Viti promovohen katër libra të autorit Enver Sahiti

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Jam shumë i lumtur, që pas shumë vitesh përmbusha detyrimin tim qe ia pata obliguar vetes sime për të sjellë në dritë poezitë e mia dhe atë në 3 përmbledhje, të cilat ishin të shkruara ndër vite dhe në periudha te ndryshme kohore, e ku të cilat sot janë të përfshira në këto përmbledhje ku tani gjinden para jush ka thënë në fjalën e tij përshëndetëse Enver Sahiti.

Në Viti para një auditoriumi të gjerë janë promovuar sot katër libra të autorit tashmë të njohur Enver Sahiti.

Nga të pranishëm të shumtë dhe krijues letrar është vlerësuar lartë krijimtaria e Enver Sahitit duke e parë si begati dhe pasurim krijues veprat e tij.

Fjala e plotë e Enver Sahitit:

Të nderuar pjesëmarrës
Të nderuar pëfaqësues të institucioneve të Komunës së Vitisë
I nderuari nënkryetar i komunës z.Hasan Alia
I nderuari kryesues i Kuvendit Komunal z. Bekim Azizi
I nderuari drejtor i DKRS z, Valmir Sahiti
Dhe SHSHV” RM” dhe të gjithë Juve të pranishëm si ;
Botues, Redaktor, Lektor, Recensent e bashkëpunëtor, poet, miq, dhe familjarë, dhe ju media të respektuara,
Mirë se keni ardhë në promovimin e katër librave të mi.
Me këtë rast jam shumë i lumtur, që pas shumë vitesh përmbusha detyrimin tim qe ia pata obliguar vetes sime për të sjellë në dritë poezitë e mia dhe atë në 3 përmbledhje, të cilat ishin të shkruara ndër vite dhe në periudha te ndryshme kohore, e ku të cilat sot janë të përfshira në këto përmbledhje ku tani gjinden para jush.
Jeta si valë deti
Gurët e vendlindjes
Plagë e portës së lashtë, dhe
Monografi “Dy dekada këngë”

Këtë krijimtari që sot po e promovojmë, tri përmbledhjet ia dedikoj familjes sime me konkretisht bashkëshortes sime Remzijes, sepse dita e sotme koincidon me atë se sot e 35 vite më pare bëmë kurorëzimin tonë dhe u betuam që të rrugëtojmë së bashku nëpër valët e jetës për të ndërtuar çerdhe tone për një familje të shëndoshë dhe të mrekullueshme, ku perëndia na bekoi me një vajzë dy djem dhe 3 nipër,

Mobi Casa

Ndërsa dua ta veçoj monografinë sepse atë ia dedikoj dhe ja kam kushtuar vajzës sime Merita Sahiti,

Shpresoj që këto vepra të mia t’i japin një kolorit opusit të madh të krijimtarisë letrare ku sa do pak për ta pasuruar të shkruarit e gjuhës së ëmbël shqipe, ku lexuesit të kenë mundesi të përzgjedhin edhe me shumë libra dhe adhuruesit librit si të komunë së Vitisë edhe më gjërë, pse jo edhe nga mbare trojet shqiptare.
Për fund vlen për të theksuar se pa ndihmën e institucioneve dhe miqve te mi, nuk kishte qen e mundur te realizohet ky projekt i imi andaj:

Falënderoj
Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, për financimin e tri përmbledhjeve.
Komunën e Vitisë respektivisht DKRS me drejtorin Valmir Sahitin për organizimin e këtij eventi të promovimit, dhe dy miqve të mi shumë të respektuar z.Arben Ismajlin dhe Alban Fejzullahut, të cilët në bashkëpunim me Shtëpinë botuese Lena Grafik, me udhëheqësin bacën Hajdar Fejzullahu financuan botimin e Monografisë “Dy dekada këngë ”.

Ju falënderoj shumë nga zemra për pjesëmarrjen tuaj,
duke uruar qe sa me shume te kemi evenimente te tilla ku do promovohen vlera edhe të krijuesve të tjerë.

20 Maj 2022
me respekt Enver Sahiti.