United Hospital

Në Viti problemi me qentë endacak, mbetet ende i pa zgjidhur

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Qentë endacak janë shfaqur sërish gjatë këtij viti, ata bredhin ngado e kudo rrugëve, pa u penguar fare, dhe lëvizjet e tyre janë të frikshme dhe shqetësuese për qytetarët tanë. EVSB bënë thirrje te organet përkatëse të cilat merren me trajtimin e qenve endacak, të marrin masat e duhura komfor ligjit, që qytetarët e veçanërisht nxënësit të mos jenë të rrezikuar nga qentë endacak.

Gjendja e rënduar nga pandemia, fillim viti shkollorë, dhe qentë endacak janë bërë shqetësuese për qytetarët tanë.

Pasi që ka filluar procesi mësimorë, dhe shkollat janë të hapura në gjithë vendin, sigurisht se ka lëvizje më të shtuara me nxënës, të cilët për çdo dit udhëtojnë në mënyra të ndryshme për të arritur në shkollat e tyre.

Përpos masave të aplikuara që nxënësit duhet respektuar në shkolla, ata po përballen edhe me pa sigurinë nga qentë endacak.

Uji Dea

Numri i qenve endacak këtë vit ka shtuar rritje, ata vërehen thuaja çdo kund, si nëpër rrugët e qyteteve, po ashtu dhe nëpër fshatra.

EVSB-bën thirrje te organet përkatëse të cilat merren me trajtimin e qenve endacak, të marrin masat e duhura komfor ligjit, që qytetarët e veçanërisht nxënësit të mos jenë të rrezikuar nga qentë endacak.

Kësaj thirrje duhet t`i përgjigjen edhe prindërit e nxënësve, t`i shoqërojnë ata në vajtje ardhje nga shkollat, me qëllim që mos të jenë të frikësuar apo dhe të rrezikuar fëmijët e tyre nga qentë endacak thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.