Në Viti përurohet zyra për investime dhe mbështetje të bizneseve
Viti – Qëllimi kryesor i kësaj zyre është që komunitetit të biznesit lokal të ju ofrohen informata dhe shërbime të llojeve të ndryshme duke filluar nga këshillat, trajnimet, seminare, projekte biznesi, takime të komitetit të biznesit si dhe shumë të tjera.
Udhëheqësi i Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber dhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në prani të qytetarëve dhe të përfaqësuesve të bizneseve kanë bërë sot përurimin e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve dhe të udhëzuesit për biznes dhe investime në Viti.
Kjo zyre është themeluar me iniciativën e Fondacionit Kosovë-Luksemburg dhe e mbështetur nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut me Komunën e Vitisë.
Ndërkaq qëllimi kryesor i kësaj zyre është që komunitetit të biznesit lokal të ju ofrohen informata dhe shërbime të llojeve të ndryshme duke filluar nga këshillat, trajnimet, seminare, projekte biznesi, takime të komitetit të biznesit si dhe shumë të tjera.
Pierre Weber, Udhëheqës i Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, u prit fillimisht në një takim nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ndër tjerash falënderoj Luksemburgun dhe Fondacionin Kosovë-Luksemburg për projektet të shumta të cilat i ka realizuar në këtë komunë.
Ndërkaq më pas ata kanë bërë përurimin e Zyrës për Investimeve dhe Mbështetje të Bizneseve si dhe kanë shpërndarë kopjet e para të udhëzuesit për biznes dhe investime në Viti e cila titullohet: “Investo në Viti”.
Udhëheqësi i Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber pas kësaj ceremonie ndër tjerash u shpreh se kjo zyre do të jetë me siguri një faktor i rritjes së Investimeve në Viti duke inkurajuar qeverinë komunale që të inkurajojnë investitorët që të investojnë në Viti. “Kjo zyrë me siguri do të jetë një faktorë të rritjes së investimeve në Viti, por po e shoh gjysmë e udhëheqësit së administratës këtu, sepse edhe ju keni një përgjegjësi të madhe për të inkurajuar investitorët që të sjellin paratë e tyre këtu” u shpreh Weber.
Ai potencoi se për shkak të bashkëpunimit të mirë me Komunën e Vitisë është ata kanë vazhduar në realizimi i projekteve duke u shprehur i bindur se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti falënderoj qeverinë e Luksemburgut dhe Fondacionin Kosovë-Luksemburg për projektet e realizuara në Viti, sikur me projekti i që parandalon vërshimet në zonën bujqësore të fshatit Skifteraj, bursat për nxënësit por edhe shumë projekte të tjera duke potencuar se projektet e tyre kanë një efektshmeri të lartë. “Me pak para kemi bërë shumë natyrisht kur bashkëpunojmë nga dy tre palë dhe kjo do të thotë se ne jashtëzakonisht bëjmë punë të mira dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë bashkëpunim” u shpreh Haliti./rajonipress/


