RCCOLA

Në Viti partitë politikë nuk po i respektojnë masat mbrojtëse anti Covid -19

/ 2 minuta lexim

Viti – EVSB vlerëson se mos respektimi i masave mbrojtëse është shqetësuese për qytetarët tanë. Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe shqetësues, për shkak të mos respektimit të masave anti COVID-19.

Qeveria e Kosovës në prag të fushatës zgjedhore ka vendosur për rritjen e numrit të personave që mundë të marrin pjesë në grumbullime.

Sipas këtij VENDIMI në hapësira të mbyllura kanë të drejtë të mblidhen deri në 30 persona(veta),ndërsa në hapësira të hapura deri në 50 persona,gjithnjë duke i respektuar masat anti COVID-19.

Por përkundër këtij VENDIMI partitë politike, para fushatës zgjedhore, të jashtëzakonshme të 14 Shkurtit, dhe gjatë sajë, po vazhdojnë të mos i respektojnë masat anti covid.

Uji Dea

Partitë i kanë shpeshtuar aktivitetet politike gjatë fushatës zgjedhore, dhe të njëjtat po i publikojnë fotografitë nga tubimet e mbajtura,edhe përkundër se nëpër tubime po shpërfaqet edhe mos respektimi i masave anti COVID-19.

Pas fushatës elektorale dyshohet se sigurisht do të ketë rritje të infektimeve.
Pamjet e takimeve, dhe tubimeve elektorale të forcave kryesore politike në Kosovë tregojnë se nuk po respektohet asnjë masë anti COVID.

EVSB-Po shkelet hapur ligji duke grumbulluar me qindra veta nëpër ambiente të mbyllura,pa mbajtje të distancës dhe pa maska!
Këto janë pamjet e tubimeve elektorale thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/