UBT

Në Viti organizohet fushatë vetëdijesimi kundër zjarrëvënieve

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, në Viti(EVSB),policia e Kosovës(PK),dhe Institucionet Komunale të Vitisë, ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të kësaj Komune, që të mos bëjnë ndezjen e zjarreve fushore.

Sipas EVSB-së, së Komunës së Vitisë, ndezja e hamulloreve përveç se është e dëmshme për token bujqësore, ato mund të shkaktojnë pa siguri dhe rreziqe për pasurin e qytetarëve të Komunës së Vitisë.

Të gjithë e dijmë se zjarret sa dëme kanë shkaktuar në vitet që lamë pas!
Andaj kjo thirrje e EVSB-së, kundër zjarrvënjeve po bëhet me qëllim që të mos ketë rritje të zjarreve fushore në territorin e kësaj Komune, si dhe ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve, se ndezja e zjarreve, përveç që është e dëmshme, shkakton pa siguri dhe rrezik!

Hidromorava

Fushata vetëdijesuese kundër zjarrvënjeve është menduar të zhvillohet në këtë formë: Përmes rrjeteve sociale dhe medieve lokale, pasi që rrjetet sociale janë bërë aktive, dhe se interneti po përdorët natyrshëm nga të gjitha grup moshat tona.(më poshtë kemi publikuar dhe numrat kontaktues për raportim të rasteve).

EVSB-e Vitisë, paralajmëron të gjithë qytetarët se, kushdo qoftë nga ata/ato, e që kapen duke ndezur zjarre me qëllim apo pa te, do të merren masa në përputhje me ligjet në fuqi.

EVSB, PK, dhe Institucionet Komunale të Vitisë, ju bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë zjarrevënjet e qëllimshme, me qëllim që të mbrohet pasuria e qytetarëve të kësaj Komune, thuhet në reagimin e EVSB-së, për Komunën e Vitisë thuhet në njoftimin e Imri Emërllahut koordinator i EVSB-së, për Komunën e Vitisë./rajonipress/