Mobi Casa

Në Viti numri i të shëruarave nga COVID-19 është më i madh se i të infektuarave

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën është diskutuar për gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi u bë me dije se deri me tani në këtë komunë janë 77 raste aktive të qytetarëve vitias të prekur me këtë virus.

Ndërkaq vetëm dje nga ky virus janë shëruar 11 persona ndërkaq janë paraqitur edhe 3 raste të reja të infeksionit.

Ky komitet e ka vlerësuar si lajm të mirë që numri i të shëruarave është më i madh se i të infektuarave megjithatë ju bënë qytetarëve thirrje që të respektojnë masat mbrojtëse kundër përhapjes së këtij virusi në veçanti të mbajnë distancën, të mbajnë maska dhe higjienën personale.

Uji Dea

Përndryshe në këtë takim është folur edhe për masat e dezinfektimit dhe klorifikimit të hapësirave të ndryshme si dhe për ofrimin e ndihmave familjeve në nevojë.

Gjithashtu është theksuar se numri i testimeve po shkon në rritje pas licencimit të laboratorëve private për testin COVID-19./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.