Mobi Casa

Në Viti nuk ka raste të reja me COVID-19, 7 qytetarë deri me tani janë shëruar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt ku është diskutuar rreth menaxhimit të situatës së krijuar në komunën e Vitisë, nga virusi pandemik COVID-19.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se sipas të dhënave që posedon ky komitet, deri me tani në komunën e Vitisë është bërë testimi i 168 qytetarëve për COVID-19, nga ta 52 kishin rezultuar pozitiv ndërkaq negativ kanë rezultuar 116 qytetarë të kësaj komune.

Sipas tij 7 qytetarë vitias nga lokalitetet Stubëll, Smirë, Gjylekar e qyteti i Vitisë janë shëruar kurse 8 qytetarë të tjerë janë në hostipitalizim.

Megjithatë kryetari Haliti potencoi se fatmirësisht në këtë komunë nuk ka pasur raste të vdekjes nga ky virus dhe potencoi se personat të cilët janë në hospitalizim nuk janë në gjendje kritike.

Mobi Casa

Haliti kërkoj nga qytetarët vitias që të respektojnë udhëzimet e ekspertëve duke shtuar se kjo komunë vazhdimisht po përkujdesët që ky virus të mos përhapët, duke bërë dezinfektime, pastrimi dhe klorifikim të hapësirave të ndryshme.

Ai shtoj se në bashkëpunim me donatorët po kujdesën që të sigurojnë pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë dhe falënderoj të gjithë ata që gjatë kësaj situate i kanë dal dhe po i dalin në ndihmë institucioneve komunale të Vitisë.

Gjithashtu KKMSH ka thënë se ata po mbajnë kontakte të rregullta me familjarët e personave të prekur nga COVID-19./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.