Fundamenti

Në Viti një tentim vrasje , në Radivojc sulm fizik ndaj policit të trafikut

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në qytetin e Vitisë një shqiptarë ka therur me thikë një qytetarë derisa në Radivojc të këtij qyteti një pjesëtarë i policisë është sulmuar derisa ishte në kryerje të detyrës njoftoj Policia e Kosovës.

Në rrugën e UÇK-së në Viti i dyshuari mashkull shqiptar ka sulmuar (therur me thikë) viktimën mashkull shqiptar. Viktima është dërguar dhe mbetet ende nën tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe mbahet në mbajtje policore.

Hidromorava

Sipas policisë së Kosovës në fshatin Radivojc të Vitisë raportohet se është arrestuar një mashkull shqiptar pasi që i njëjti duke sulmuar fizikisht ka penguar pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë kryerjes së detyrës. Një pjesëtar i PK-së si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje njoftoj policia./rajonipress/.