Në Viti një barnatore mbyllet, një tjetrës i konfiskohen barnat

Gjilan – Njësiti anti- korrupsion dhe agjencioni i produkteve medicinale të premten gjatë një aksioni që ka ndërmarrë në territorin e Vitisë ka mbyllur një barnatore për shkak se nuk posedonte licencë derisa një tjetrës i ka konfiskuar barnat.
Një aksion i njësitit të policisë anti-korrupsion dhe agjencionit të produkteve medicinale të realizuar sot në Viti ka rezultuar me mbylljen e një barnatoreje në Viti për shkak të mungesës së licencës dhe të njëjtës i është konfiskuar edhe malli(barnat) derisa në rastin e dytë nga një barnatore është konfiskuar i tërë kontigjenti i barnave.
Aksionin për rajonipress e ka konfirmuar edhe Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan./rajonipress/