Në Viti në një shtëpi hajnat vjedhin mjete pune, në Rimanisht në një aksident lëndohen tetë persona

Viti – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga shtëpia e tij persona të pa njohur kanë vjedhur mjete pune. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.
Kurse në fshatin Rimanishtë, të Vitisë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tetë persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente dhe pas marrjes së tretmanit janë liruar njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/