Në Viti mësimi nuk do të fillojë në të gjitha shkollat

Viti – Për shkak të renovimeve që po bëhen brenda dhe jashtë objektit të shkollës, në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, procesi mësimorë do të shtyhet për pak ditë dhe nuk do të filloj më 1 shator, ka thënë drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Qahil Sinani.
Sipas tij, në 9 shkolla të komunës së Vitisë edhe nesër do të vazhdojnë punimet rreth renovimit dhe gëlqerosjes së objekteve shkollore, ndërsa në prag të fillimit të vitit të ri shkollorë akademik 2014/15, Sinani shprehet i bindur se në të gjitha shkollat ku është duke u punuar, punimet do të përfundojnë gjatë ditës së nesërme, dhe pa dyshim se edhe në ato shkolla nxënësit do t’iu qasen mësimit të hënën.
Ai tha se më 1 shtator mësimi do të filloj në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, përveç në Gjimnaz ku renovimet ka gjasë të zgjasin edhe për pak ditë, dhe orët e humbura do të plotësohen.
Sinani me këtë rast bënë të ditur se tani më Drejtoria e Arsimit në Viti është e gatshme për një fillim të mbarë të këtij viti, meqenëse ka pranuar kuadrin arsimorë dhe ka një numër të plotësimit të tyre, ndërsa së shpejti pritet të shpallet edhe rezultati për pranimin edhe të drejtorëve në disa shkolla.
Në këtë vit akademik, në shkollat e komunës së Vitisë procesit edukativo mësimorë do t`i qasen mbi 11500 nxënës. Ndërkaq krahasuar me vitin paraprak, numri i nxënësve ka rënë në 100 më pak /a.osmani/rajonipress/