Hidromorava

Në Viti mbahet takimi informues për Skemën e Granteve Investuese

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Të hënën është mbajtur takimi informues me fermerët e kësaj komune lidhur me Skemën e Granteve Investuese, të cilën GIZ Kosova po e implementon në emër të Qeverisë Gjermane, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në Viti Naim Pira, i cili u shpreh se kjo skemë paraqet një mundësi të mirë për fermerët dhe bizneset bujqësore për të zhvilluar dhe përmirësuar aktivitetet e tyre.

Gjatë këtij takimi fermerët u njoftuan se skema e përfituesit potencialë ndahen në dy kategori: LOT 1 – deri në 5,000 € për fermerë individualë, ekonomi familjare bujqësore, start-up, mikro dhe ndërmarrje të vogla. LOT 2 – nga 5,001 € deri në 50,000 € për fermerë dhe ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.

KKVITI

Poashtu u tha se mbështetja do të përqendrohet në sektorë si: produktet pyjore jo-drusore, bimët mjekësore dhe aromatike, kërpudhat dhe bimët zbukuruese, agroturizmi, përpunimi i produkteve bujqësore, prodhimi i mjaltit, rritja e shpezëve, si dhe akuakultura.

Përndryshe bëhet me dije se aplikimi mund të bëhet online në platformën rural-development-kosovo.grantplatform.com, si dhe fizikisht në drejtorinë komunale për bujqësi. Afati i fundit për aplikim është 22 shtator 2025./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.