UBT

Në Viti mbahet takim informues për promovimin e sektorit të Bimëve Mjekësore Aromatike

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOad), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), është mbajtur sot në Viti një takim informues me fermerët e komunës së Vitisë, me qëllim të promovimit të sektorit të Bimëve Mjekësore Aromatike.

Nita Ferizi Sadiku menaxhere e projektit për komunën e Vitisë, ka theksuar se ky projekt ka për qëllim zhvillimin dhe mbështetjen e fermerëve të kësaj komune që merren me kultivimin e bimëve mjekësore aromatike.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka thënë se ne po bëjmë shumë punë në shumë sektor, por edhe po realizojmë një sërë projektesh të kësaj natyre. “Në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm, po implementohen projekte që po ndikojnë në zhvillimin e shumë sektorëve në komunën tonë, siç janë: blegtoria, perimtaria, pemëtaria, etj. Qëllimi ynë gjithnjë ka qenë mbështetja e fermerëve, por edhe shfrytëzimi i potencialeve që ka komuna e Vitisë” , ka thënë Haliti, duke falënderuar donatorët dhe garantoj bashkëpunim të ndërsjellë.

FIDANISHTJA

Ai po ashtu ka thënë se implementimi i suksesshëm i projektit, sjell edhe projekte të tjera, që zhvillojnë sektorët tjerë.

Ndërsa Fjolla Raifi nga UNDP, ka thënë se ky takim, në kuadër të këtij projekti, është ndër takimet e para që mbahet në komunat partnere.

Ajo theksoi se janë 5 komuna përfituese të këtij projekti. Ndërkohë, ajo është fokusuar edhe në kampanjën kundër dhunës ndaj femrës, kurse ka falënderuar komunën e Vitisë dhe kryetarin Haliti për bashkëpunimin e deritanishëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.