Në Viti mbahet sesion informues me synim të përmirësimit të mirëqenies së gruas me mundësi punësimi

Viti – Drejtoria për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural në Viti, në bashkëpunim me IADK-në, kanë mbajtur një sesion informues me gratë e komunës së Vitisë, respektivisht identifikimin e grave për ndjekjen e trajnimeve në module të caktuara.

Synim i këtij sesioni ishte që të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies së gruas, duke krijuar mundësi punësimi/ vetëpunësimi, si dhe të ndikojë që gratë të bëhen edhe më të fuqishme në interesat e tyre.

Organizatorët, menaxherja e projektit të IADK-së Hafize Veseli dhe zyrtarja e Drejtorisë së Bujqësisë Fadile Demelezi, theksuan se prioritet do të kenë gratë dhe vajzat e reja të pa puna, që kanë gjendje jo të mirë ekonomike e të cilat janë të interesuara për të filluar një biznes të ri, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale. IADK, do te identifikoj gratë e interesuar dhe të cilat plotësojnë kriteret për të marre pjesë në trajnimet në 4 modulet: Përpunim të pemëve dhe perimeve, përpunim të qumështit, përgatitjes së ushqimit tradicional dhe përgatitjes së ëmbëlsirave.

Në modulet e lartcekura, do të organizohen pjesëmarrëset në 6 grupe që do të përbëhen nga 10-12 gra pjesëmarrëse, që gjithsej do të përfshihen 60-72 gra./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS