Mobi Casa

Në Viti mbahet marshi “Lufto me guxim”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Sot në sheshin tonë të bukur në Viti u mbajt marshi sensibilizues “Lufto me Guxim”, në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Ky marsh u organizua nën përkujdesjen time dhe të bashkëpunëtorëve, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, me qëllim që të rrisim vetëdijen për rëndësinë e kontrollit të rregullt shëndetësor dhe për të ofruar mbështetje për gratë që po përballen me këtë sëmundje ka thënë Sokol Haliti.

Në kuadër të aktiviteteve shëndetësore të ditës, u zhvillua edhe karvani “PërShëndetje”, përmes të cilit qytetarëve iu ofruan këshilla të vlefshme për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit publik.

Këto aktivitete nuk janë vetëm simbolike, ato janë thirrje për solidaritet, guxim dhe kujdes për njëri-tjetrin. Çdo kontroll, çdo bisedë dhe çdo hap i vogël mund të bëjë ndryshim të madh në jetën e dikujt.

Hidromorava

Shpreh mirënjohje dhe solidaritet për të gjitha gratë që luftojnë me forcë e dinjitet, për familjet që i mbështesin dhe për profesionistët tanë shëndetësorë që çdo ditë janë pranë tyre. Në këtë muaj dhe çdo ditë tjetër të vitit, le të jemi zëri i ndërgjegjësimit dhe i shpresës.

Le të luftojmë me guxim, së bashku!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.