KKVITI

Në Viti mbahet dëgjimi buxhetor me përfaqësues të OJQ-ve dhe shoqatave

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë ka vazhduar me ciklin e dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit komunal 2026-2028. Me këtë rast është mbajtur takimi me përfaqësues të OJQ-ve dhe të shoqatave.

Prezantimin e draft buxhetit e bëri zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti.

FIDANISHTJA

Gjatë këtij takimi ku fatkeqësisht kanë marrë pjesë një numër i vogël i përfaqësuesve të shoqatave u parashtruan këto kërkesa:

  • Të jepet mbështetja e duhur sipas kërkesave që kanë ata.
  • Para mbështetjes të shikohet se cilat OJQ dhe shoqata kanë bërë më shumë aktivitete që kjo të merret parasysh para ndarjes së mjeteve financiare.

Përndryshe cikli i dëgjimeve buxhetore do të përmbyllet javën në vijim konkretisht me datën: 04.08.2025, kur edhe do të mbahet takimi i fundit në fshatin Binçë me komunitetin jo shumicë dhe atë me fillim në ora : 10:00.