KKVITI

Në Viti mbahen ligjërata rreth ligjit kundër diskriminimit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Ekipi i OSBE-se për monitorimin e komunës së Vitisë, në bashkëpunim me zyrtaren komunale për barazi gjinore, znj. Ibadete Hyseni dhe grupin e grave kanë mbajtur dje dy ligjërata rreth ngritjes se vetëdijes së qytetarëve rreth ligjit kundër diskriminimit.

KKVITI

Ligjëratat u mbajtën në fshatin Pozheran dhe Binçë. Në këto ligjërata morën pjesë rreth 40 persona. Zyrtarja për barazi gjinore prezantoi para pjesëmarrësve ndryshimet në ligjin kundër diskriminimit, kurse grupi i grave informoi rreth aktiviteteve të kryera nga ky grup./rajonipress/