Fundamenti

Në Viti kontaminimi i ajrit dhe tokës në përmasa shqetësuese

/ 1 minutë lexim

Viti – Ndotja e ambientit nga rrjedha e vajit nga makinat, është shqetësuese për qytetarët e Vitisë.

Sipas EVSB ndotja e ajrit po shkaktohet nga industri të shumta, siç është: KEK-u, Feronikeli, Sharr Cem, etj.

Eco Higjiena

Ndotjeve të tilla po u kontribuojnë, edhe automjetet e shumta e të vjetruara, të cilat po lirojnë gazra helmuese thuaja jashtë çdo norme të lejuar. Përpos gazrave, ndotjen po e bëjnë edhe vajrat e djegura të cilat hudhen ngado e kudo.

E sidomos vajrat e makinave të cilat, për shkak të vjetërsisë së tyre dhe mos kujdesi i drejtuesit të automjetit, vajrat e tyre po e ndotin tokën, ujin dhe ajrin thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/