Në Viti kapet duhan i kontrabanduar nga Maqedonia

Gjilan – Në fshatin Samakov të Vitisë njësiti policor gjatë implementimi të një Plani Operativ në zonën kufitare me Maqedoninë, ka ndaluar një automjet-kombi që drejtohej nga i dyshuar mashkull shqiptar njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë gjatë kontrollit në automjet është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e duhanit të pa grirë dhe letra për paketim të duhanit, pa dokumentacion përkatës.
Me urdhër të prokurorit automjeti së bashku me mall është konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt./rajonipress/