United Hospital

Në Viti ka rënie të vjedhjeve, aksidenteve dhe dhunës në familje

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka paraqitur statistikat e rasteve të raportuara në polici dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka thënë se ka rënie të ndjeshme të rasteve si në vjedhje, aksidente, e poashtu edhe të dhunës në familje, për çka edhe konsiderohet të jetë situatë e qetë dhe stabile.

Është mbajtur mbledhja e katërt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë, posaçërisht gjatë muajve të fundit me ballafaqimin me Covid 19.

Zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, ka njoftuar rreth periudhës disa mujore të menaxhimit të situatës pandemike, e gjithashtu edhe të rifillimit të procesit mësimor në shkollat e kësaj komune.

Kurse komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka paraqitur statistikat e rasteve të raportuara në polici dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka thënë se ka rënie të ndjeshme të rasteve si në vjedhje, aksidente, e poashtu edhe të dhunës në familje, për çka edhe konsiderohet të jetë situatë e qetë dhe stabile.

Njëherit, kapiteni Halili përmendi se komuna e Vitisë është ndër komunat që ka qenë më e përkushtuar në respektimin e masave kundër Covid 19, kështu që shprehi falënderim për qytetarët që kanë respektuar masat dhe kanë kontribuar në uljen e rasteve të të infektuarve.

Mobi Casa

Ai po ashtu apeloj tek qytetarët që të vazhdojnë me respektimin e këtyre masave, për derisa do të jetë në fuqi vendimi nga IKSHP-ja.

Në këtë mbledhje të KKSB-së, Imri Emërllahu koordinator i EVSB-së paraqiti disa shqetësime të qytetarëve të identifikuara në disa lokalitete, kurse përfaqësuesi i Bashkësisë Islame në Viti, kryetari Husamedin Hoxha, kërkoi që të rritet niveli i sigurisë dhe të punohet në identifikimin e personave që promovojnë ekstremizmin e dhunshëm, ndërkohë që përmendi rastin e shkarkimit të imamin të xhamisë në Skifteraj para dy muajve e i cili vazhdon të mos respektoj vendimin e Bashkësisë Islame.

Kurse Basri Aliu, drejtor i Arsimit, njoftoi për ecurinë e procesit mësimor, si dhe pajisjen me masat mbrojtëse për nxënësit.

Ai tha se në përgjithësi, gjendja në shkolla është e mirë dhe stabile./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.