United Hospital

Në Viti ka filluar riparimi i rrugëve jetike

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Ka filluar asfaltimi dhe rivitalizimi i rrugës magjistrale Gerlice-Viti – Kllokot. Këto rrugë sipas Jakup Haxhiut janë jetike për komunën e Vitisë sepse lidhin shumë fshatra, kurse investimet janë të Ministrisë së Infrastrukturës që kanë ardhë si rezultat i kërkesës së vazhdueshme dhe presionit të madh që ka bërë Sokol Haliti në digasterët qeveritar. Kompania “Tali” nga Gjilani është duke i kryer punimet.

Asfaltimi i disa rrugëve nëpër magjistralen e Vitisë që lidh shumë fshatra të kësaj pjese po shihen si jetike për shumë fshatra të Vitisë.

Tashmë ka nisur asfaltimi i rrugës Gërlicë – Viti – Kllokot. Jakup Haxhiu shef i kabinetit të Sokol Halitit tha për rajonipress se këto rrugë janë jetike sepse përmirësojnë në masë të madhe infrastrukturën rrugore dhe lëvizjen e lirë. “Këto investime vijnë nga Qeveria kurse janë rezultat i presionit që ka bërë vazhdimisht Sokol Haliti tek Qeveria. Edhe në ditët në vazhdim do të nisin disa rrugë tjera të riparohen sepse infrastruktura rrugore në këtë pjesë është e dobët” tha Haxhiu.

ARKATANA

Haxhiu thotë se komuna e Vitisë dhe kreu i saj Sokol Haliti vazhdimisht i kanë kushtuar rëndësi përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe kjo tashmë po bëhet realitet. “Do të ketë investime të shumta në këtë fushë dhe ne do të kërkojmë vazhdimisht nga Qeveria që rrugët në Viti të jenë cilësore” tha Haxhiu.

Ndryshe kompania “Tali” nga Gjilani është duke kryer punimet kurse udhëheqësit e kësaj kompanie janë zotuar se rrugët do të jetë me asfalt cilësor. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.