UBT

Në Viti janë edhe 79 raste aktive të qytetarëve të prekur me COVID-19

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë (KKMSH), ka mbajtur sot takimin e rregullt. Gjatë këtij takimi në veçanti është folur për menaxhimin e situatës epidemiologjike në këtë komunë dhe u theksua se janë akoma 79 raste aktive të qytetarëve të prekur me këtë virus.

Kreu i kësaj komune, Sokol Haliti, i cili edhe kryeson këtë komitet tha se respektimi i masave mbrojtëse nga qytetarët është në nivel të kënaqshme. Megjithatë ai ju bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave me qëllim që të mos këtë rritje të personave të prekur me këtë virus dhe të ruhet shëndeti publik.

Haliti potencoi se kjo komunë po vazhdon edhe me masat e klorifikimit dhe dezinfektimit të hapësirave të ndryshme.

FIDANISHTJA

Gjithashtu ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos stigmatizohen personat të prekur apo edhe personat e shëruar nga koronavirusi pasi që çdo kush mund të infektohet.

Kurse Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili dhe Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, kanë folur për bashkëpunimin e tyre në respektimin e masave kundër përhapjes së këtij virusi.

Në këtë takim u bë me dije se gjithashtu ka pasur edhe mbyllje të lokaleve të cilat nuk i kanë respektuar masat mbrojtëse. Gjithashtu u bë me dije se Njësia e Profesionale Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit në Viti ka bërë klorifikimin e hapësirës në fshatin Letincë, shkaku i festës së Zojës së Letnicës, e cila sivjet po zhvillohet me masa mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHPK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.