Në Viti inaugurohet linja e re e përpunimit të frutave e perimeve

Viti – Është inauguruar linja e re e përpunimit të frutave e perimeve dhe ambalazhim të produkteve tëk agrobiznesi GRASEP në Sllatinë të Epërme të Vitisë.

Në kuadër të projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural (SIRED)”, sot është bërë inaugurimi i linjës së përpunimit të frutave e perimeve, konkretisht të pasterizimit të tyre si dhe ambalazhimin e produkteve nga agrobiznesi “GRASEP” në Sllatinë të Epërme të Vitisë. Ky projekt po zbatohet nga CARITAS-i Zviceran në Kosovë dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADA) në partneritet edhe me komunën e Vitisë.

Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë, falënderoj të gjithë ata që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti. “ Ne jemi të vetëdijshëm që rrumbullaksimi i procesit nënkupton edhe pasterizim dhe etiketim të të produkteve për marketing dhe eksport dhe të tjerë, natyrisht pa lënë anash edhe prodhimtarinë primare e cila fiton shumë si qendrat grumbulluese dhe përpunues dhe konservuese të pemëve dhe perimeve” u shpreh Haliti.

Ai tha se komuna e Vitisë, me partnerët e saj ka përkrahur dhe do të vazhdojë të përkrah bizneset vitiase.

Haliti tha se me projekte të tilla gjenerohen të hyra, krijohet punësim dhe zhvillohet ekonomia familjare, përkrahen familjet dhe shfrytëzohen mundësitë dhe resurset që ka kjo komunë.

Kurse Hartim Gashi, Drejtor Ekzekutiv i shoqatës nacionale të përpunuesve të pemëve dhe perimeve “PePeKo”, tha se kjo shoqatë si partner në projektin SIRED kanë ofruar shërbime për kompanitë të cilët janë përfitues nga Caritasi Zviceran. “Ndihma jonë ka qenë teknike në përmirësimin e kushteve dhe të higjienës, përshtatjen dhe përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore si dhe në qasjen më të mirë në tregjet vendore dhe ndërkombëtare” u shpreh Drejtori Gashi.

Ai tha se kjo kompani vitiase ka arritur të bëjë edhe eksport të produkteve të tyre cilësore në vendet e BE-së.

Ndërkaq Sandra Horina, Drejtoreshë e Zyrës për Bashkëpunim Teknik nga Agjencia Austriake për Zhvillim “ADA”, ka folur mbi vlerën e realizimit të këtij projekti. “Të gjitha projektet e Agjencisë Austriake për Zhvillim, kanë të bëjnë me njerëzit dhe vetëm me njerëzit dhe asgjë tjetër. Jam shumë e lumtur që ky projekt do ti kontribuoj zhvillimit si të kompanisë ashtu edhe të grave punuese të gjithë kësaj zone” u shpreh Drejtoresha Horina.

Ajo përgëzoj Caritasin Zviceran në Kosovë, për implementim e këtij projekti duke ju uruar suksese kompanisë “GRASEP”.

E Valbona Ajeti, pronare e agrobiznesi “GRASEP” ndër tjerash ka folur mbi mundësitë që krijohet nga lëshimi në funksion të këtyre linjave, duke potencuar se me zhvillim e këtij biznesi zhvillohet edhe ekonomia e zonës.

Ajo tha se kjo kompani ka nisur punën në vitin 2005 dhe falë përkrahjes së vazhdueshme edhe të komunës me donatorë të ndryshme ata kanë arritur të kenë sukës. Ndërkaq lidhur me pajisjet e reja ajo theksoj se me këtë lehtësohet dhe përshpejtohet puna dhe rritet e siguria e ushqimit.

Kurse një fjalë përmbyllëse ka mbajtur edhe Gerhard Schaumberger, Drejtor i Caritias-it Zviceran në Kosovë.

Ai përgëzoj përfituesit nga ky projekt dhe falënderoj ADA-në Austriake dhe komunën e Vitisë që sipas tij ka punuar me një entuziazëm të madh në realizimin e këtij projekti.

Ai tha se ky projekt ka edhe qëndrueshmëri sepse po përkrahë sektorin e perimeve.

Ai paralajmëroj se do të ketë trajnime për grupet e ndryshme në aspektin e qasjes në financa dhe në fushave të tjera.

Përndryshe bëhet me dije se deri me tani në këtë kompani janë konservuar rreth 50 tonë produkte dhe se në vitet në vijim synojnë të dyfishojnë këtë numër.

Gjithashtu kompania ka arritur të marrë edhe disa certifikime dhe ka eksportuar edhe një kontingjent të produkteve të tyre në shtetin Gjerman dhe Austriak.

Gjithashtu në këtë inaugurim ka marrë pjesë edhe Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti, përfaqësuesja e GLV “ Vitia”, Fadile Demelezi dhe të tjerë./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS