ARKATANA

Në Viti identifikohen familjet me konflikte të hapura dhe braktisja e shkollimit nga nxënësit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), ka mbajtur një takim me përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe përfaqësuesit e fshatrave komunës së Vitisë. Gjatë këtij takimi është folur për çështje të ndryshme si identifikimi i familjeve që janë në konflikte të hapura (hasmëri), apo edhe i personave të ngujuar nga rastet e tilla.

Gjithashtu është diskutuar edhe për braktisjen e shkollimit nga nxënësit dhe mos vijimi i rregullt i mësimit.

Toger Bulent Zenuni, nga Stacioni Policor në Viti, ndër tjerash duke folur mbi konfliktet e hapura bëri me dije se Policia e Kosovës ka një plan strategjik që të identifikojë problemet nëpër fshatra.

Uji Dea

Ai shtoj se dukuritë e tilla janë shqetësuese dhe ka raste kur ato përfundojnë me fatalitet. Kurse për çështjen e braktisjes së mësimit nga nxënësit ka folur Imri Emërllahu,

Koordinator i EVSB-së, i cili renditi disa faktor që sipas tij shtyjnë nxënësit në këtë fenomen si: problemet familjare, varfëria, migrimi etj.

Gjatë këtij takimi u identifikuan edhe disa raste të konflikteve të hapura në fshatrat e kësaj komune. Në fund të këtij takimi u dhanë edhe disa rekomandime se si mund të ndikohet pozitivisht në uljen e këtyre dy fenomeneve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.