Eko Higjiena

Në Viti hajnat nuk kursejnë as Këshillin e Bashkësisë Islame

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – EVSB e Vitisë, është informuar nga KBI, të Vitisë, se mbrëmë rreth mesnatës, është vjedhur një shumë e mjeteve në zyrat e këtij Këshilli në vlerë afër tre mijë euro(3.000.€).

Përpos vjedhjeve të shtëpive, cak janë bërë edhe xhamitë e kësaj Komune, ku javë më parë në Xhaminë e fshatit Pozheran janë vjedhur afër një mijë euro(1.000.€), dhe gjatë javës që po e lëmë pas, në orët e mbrëmjes, Hysni Zukës nga fshati Pozheran, nga individ të maskuar, të pa identifikuar, me kërecnimë ju kanë marrë afër 1.000.€, e që për banorët është mjaft shqetësuese, sepse përpos dëmeve ata po ndihen edhe të rrezikuar.

EVSB e Vitisë, radhazi në shumë takime të KKSB-së, ka kërkuar nga Institucionet Komunale të Vitisë, që le ta bëjnë një projekt për vendosjen e kamerave të sigurisë, dhe ta dorëzojmë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, kamerat ishin të siguruara gratis, por Institucionet në fjalë as që e kanë iniciuar këtë çështje. Sikur të ishin të vendosura kamerat e sigurisë në vendet e caktuara, sigurisht ky fenomen i vjedhjeve do të reduktohej.

Uji Dea

EVSB falënderon ICITAP-in, që na përkrahu për projektin e vendosjes së kamerave të sigurisë, por institucionet hasën në vesh të shurdhët, dhe fare nuk bën hap në këtë drejtim.

EVSB dhe KBI, bëjnë kërkesë publike te institucionet Komunale, që prioritet kryesor për vitin 2019, t`i kushtohet vendosjes së kamerave të sigurisë nëpër vendet kyçe të qytetit të Vitisë, me qëllim të parandalimit dhe të identifikimit më të lehtë të vjedhjeve thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/