Hidromorava

Në Viti fillon turniri mbarëkombëtar i Ping Pongut

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Në këtë turnir do të marrin pjesë lojtarë nga Kosova dhe Shqipëria.

Sot në Qendrën Sportive të Shkollës së Mesme Teknike Profesionale “Jonus Zejnullahu” në Viti, ka filluar turniri mbarëkombëtare në Ping Pong. Në këtë turnir do të zhvillohen rreth 50 ndeshje të ekipeve të ndryshme nga Kosova dhe Shqipëria.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani në ceremoninë e hapjes së këtij turniri ndër tjerash falënderoj kryetarin Haliti për këtë aktivitet pasi që potencoj se aktivitetet e manifestimit “Flakadani i Karadakut” po mbahen nën përkujdesën e kryetarit të Komunës së Vitisë. Ndër tjerash ajo kërkoj që të mbahet një minutë heshtje pasi që “Flakadani i Karadakut” ju kushtohet veprës së dëshmorit Nijazi Azemi-Komandant Mjekra.

Kurse Kryetari Haliti ndër tjerash tha falënderoj të gjithë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet dhe në përgjithësi edhe në manifestim.

FIDANISHTJA

Ai tha se ky manifestim përveç që bashkon artistet, sportistet ai po bënë se paku edhe një bashkim të kombit shqiptar nga të gjitha vendet.

Ndërkaq hapjen e turnirit e bënë me një lojë simbolike në mes të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryetari i Federatës së Ping Pongut të Kosovës, Nehat Çitaku.

Përndryshe në këtë turirin do të zhvillohen rreth 50 ndeshje të ekipeve të ndryshme nga Kosova dhe Shqipëria./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.