Në Viti e Kamenicë rrugët janë të kalueshme – problem mbeten fshatrat

Gjilan – Sipas Afrim Halilit komandant i policisë në Viti të gjitha rrugët në këtë qytet janë të kalueshme edhe pse orët e mbrëmjes është vështirësuar gjendja. Asnjë aksident nuk ka ndodhur në këtë qytet. Kurse në Kamenicë nuk ka rrugë të bllokuara sipas Ruzhdi Qehajës.
Edhe në dy qytetet e Anamoravës në Viti e Kamenicë të gjitha rrugët momentalisht janë të kalueshme. Sipas Afrim Halilit komandant i policisë në Viti të gjitha rrugët në këtë qytet janë të kalueshme edhe pse orët e mbrëmjes është vështirësuar gjendja. Halili tha për rajonipress se në këtë qytet nuk ka ndodhur asnjë aksident , por ka kërkuar nga vozitësit që mbrëmjeve të kenë kujdes për shkak të ngricave të paraqitura.
Edhe në fshatrat kufitare siç është Debëlldehu rruga është e kalueshme , por kuptohet me vështirësi tha Halili.
Edhe rrugët në komunën e Kamenicës janë të kalueshme, por nëpër fshatra ka vështirësi për shkak të reshjeve dhe ngricave. “Nuk ka rrugë të bllokuara. Po punohet intensivisht për hapjen e të gjitha rrugëve. Mbrëmë kemi pastruar rrugët në fshatrat Muhoc, Karaçevë, Zajçec e Krenidell, ndërsa pasdite edhe në lagjen Malësia”, ka thënë për radiopremiera Ruzhdi Qehaja drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim./rajonipress/