UBT

Në Viti e Kamenicë konfiskohet armë e drogë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia gjatë një pike kontrolli ka ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollimit brenda në veturë në posedim të dy personave të dyshuar meshkuj shqiptarë që gjendeshin brenda në veturë janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta, një karikator dhe 8 fishekë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Në Viti njësiti policor me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, ku gjatë bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me katër fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

KKVITI

Poashtu në Viti njësiti policor ka ndaluar një veturë me ngasës mashkull shqiptar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një sasi substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.5 gram si dhe dy thika. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.