UBT

Në Viti diskutohet rregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së subjekteve të biznesit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Inspeksion ka mbajtur diskutimin publik me përfaqësues të bizneseve në Viti, dhe atë për Propozim Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së subjekteve të biznesit në komunën e Vitisë.

Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspeksionit në Viti, pas prezantimit të kësaj rregullore potencoi se drejtoria të cilën ai e udhëheqë është e përkushtuar të marrë mendimin e të gjithëve në veçanti të subjekteve afariste në këtë komunë me qëllim që të bëhet një rregullore sa më e mirë për të gjithë.

Ai bëri me dije se me këtë rregullore do të caktohet fillimi dhe mbarimi i orarit të punës së subjekteve afariste të cilët veprojnë në Viti, ku ndër tjerash është kërkuar që dita e diell të jetë ditë pushimi.

Eco Higjiena

Megjithatë përfaqësuesit e bizneseve të ndryshme në Viti, u pajtuan që dita e diell të jetë ditë pushimi në sektor të ndryshëm por pati edhe kundërshtime duke u bazuar në të drejtën elementare për punë.

Përndryshe Drejtori Ahmeti kërkoj nga të gjithë që të japin sugjerimet dhe vërejtjet e tyre para se ky dokument të shkoj për aprovim në Kuvendin Komunal të Vitisë.
Dokumenti në fjalë mund të gjendet në ueb faqen e Komunës së Vitisë, konkretisht në vegëzën:
https://kk.rks-gov.net/…/PROPOZIM-RREGULLORE-P%C3%83%E2%80%…
Komentet mund të dërgohen deri me datën: 10.09.2019 në postën elektronike: Skender.Ahmeti1@rks-gov.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.