FIDANISHTJA

Në Viti diskutohet për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Me qëllim të parandalimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, sot në Viti është mbajtur një tryezë e rrumbullakët me temë “Ndërtimi i Urave”, në të cilën merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, UNDP, nga bashkësitë fetare, anëtar të Komitetit Komunal për Siguri në Bashkësi etj.

Në emër të nikoqirit të këtij takimi, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka theksuar se Institucionet komunale po japin kontributin sa i përket temës në fjalë, ndërkohë ka përmendur edhe Vitinë si shembull për të mirë në aspektin e tolerancës ndëretnike e ndër fetare. “Kemi pasur aktivitete, por edhe iniciativa të përbashkëta me bashkësitë fetare, ekipet për siguri dhe institucionet e rendit që kanë ndikuar efektshëm në mirëqenien e qytetarit të komunës së Vitisë. Ne dëshirojmë dhe kemi synim të jemi përkrah vendeve demokratike, andaj për të arrit deri këtu, na duhet një angazhim dhe përkushtim i të gjithëve”, ka thënë kryetari Haliti.

Ndërsa Shqipe Mjekiqi këshilltare e lartë politike në MPB, ka folur rreth aktiviteteve të kësaj ministrie në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit. Po ashtu ka njoftuar rreth strategjisë së aprovuar vitin e kaluar pikërisht që ka të bëjë me ekstremizmin e dhunshëm dhe parandalimin e radikalizmit. Për angazhimin dhe përkushtimin e policisë së Kosovës kolonel Fahredin Vërbovci ka theksuar nevojën e forcimit të bashkëpunimit të qytetareve me policinë, respektivisht Njësitin për komunitet.

Ai ka thënë se policia e Kosovës nuk mund të jetë faktor i vetëm që duhet menaxhuar gjitha problemet, por në këtë rrafsh duhet inkuadruar gjitha shtresat dhe mekanizmat e tjerë duke përfshirë qytetarët që kanë rol kyç për ti kontribuuar sigurisë për mes bashkëpunimit. “Është në interes të komunës por edhe nivelit nacional që të shfrytëzohen gjitha forumet ekzistuese, siç janë KKSB, EVSB bashkësitë fetare etj, për të ndikuar në rritjen e nivelit të sigurisë. Këto forume janë të rëndësishme sepse u sigurohet jeta qytetarëve por edhe kualiteti i jetës së tyre”, ka thënë koloneli Vërbovci.

Kurse kapiteni Blerim Rama nga njësia kundër terrorizmit, ka bërë të ditur se në komunën e Vitisë, Drejtoria kundër terrorizmit është duke i trajtuar 18 persona të cilët në forma të ndryshme, nga viti 2012 e deri më tani janë bërë pjesë e zonës së konfliktit në Siri dhe në Irak. “Megjithatë, duke u bazuar në raportet analitike të drejtorisë dhe sektorit kundër terrorizmit, këta persona nuk paraqesin ndonjë rrezik të nivelit të lartë, nëse ata trajtohen në formën më të mirë të mundshme nga shoqëria e Vitisë, njëkohësisht edhe me ndihmën e Institucioneve qendrore. Nga këta 18 persona, sipas të dhënave që i posedojmë 3 janë të vrarë, kurse të tjerët qëndrojnë në Viti apo edhe në Prishtinë”, ka thënë kapiteni Rama.

Eco Higjiena

Ai nuk ka dhënë hollësi të mëtejshme rreth këtyre personave, ndërkohë që ka kërkuar që të rritet niveli i bashkëpunimit të qytetarëve me institucionin policor lokal që do të ndihmonte shumë parandalimin e zgjerimit të rrezikshmërisë, duke përmendur edhe ndalimin e dy të miturave të Vitisë që kishin për destinacion Sirinë.

Në këtë tryezë foli edhe Alain Lapon nga UNDP, Lulzim Fushtica nga KVSB, etj. Të pranishmit parashtruan edhe pyetje por edhe kanë vlerësuar se cilat mund të jenë shkaqet që shtyjnë të rinjtë drejt këtyre zonave të konfliktit.

Në lidhje me këtë, u inkuadrua edhe kryetari i bashkësisë islame në Viti Husamedin Hoxha i cili ka pohuar se ata që janë të kyçur në këto gjëra, bëjnë tentativa për të manipuluar në emër të fesë. Kjo ideologji e tyre ka për qëllim dëmtoj fenë dhe kjo kërkon një studim që duhet bërë dallimi mes atyre që predikojnë fenë dhe të atyre që e shfrytëzojnë fenë. “Islami e ndalon çfarëdo lloj dhune, ndalon gjakderdhjen, sepse jeta me Kuran është e shenjtë. Vrasja e një njeriu pa të drejtë, është mizori, andaj këtë e ndalon Islami. Kam thënë dhe e përsërisë gjithnjë se grupet ekstremiste terroriste nuk e përfaqësojnë islamin”, ka thënë Hoxha.

Ai madje ka theksuar se gjithnjë ka qenë dhe është i gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë mekanizmat për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Viti Qahil Sinani, ka njoftuar se nga mbi 10 mijë nxënës sa ka në komunën e Vitisë, asnjë incident apo eksese ndër fetare ndër etnik nuk ka ndodhur. Tryeza me temë “Ndërtimi i Urave” që kishte për qëllim parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, u organizua nga Komuna e Vitisë, respektivisht EVSB në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe partnerët tjerë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.