RCCOLA

Në Viti diskutohet për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me qëllim të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor Komuna e Vitisë, konkretisht Zyrtarja për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Helvetas Swiss Intercoopertion projekti LOGOS kanë mbajtur një punëtori me temën “ Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor”në mes të drejtorive Komunale të Vitisë, të cilat janë ndarë në grupe dhe kanë paraqitur disa rekomandime se si mund të bëhet ky lloj i buxhetimit dhe atë në interesin e të gjithëve si gjinisë, moshës dhe komuniteteve.

Zyrtarja për Barazi Gjinore në Viti, Ibadete Hyseni gjatë kësaj punëtorie tha se kjo punëtori është mundësuar fal projektit LOGOS e cila sipas saj ka për qëllim kuptimin e buxhetimit gjinor dhe aplikimin e saj në praktikë.

Ndërsa Luljeta Muniqi nga projekti LOGOS tha se tani kur është koha e rishikimit të buxhetit komunal.”Qëllimi është që edhe një herë të shohim para rishikimit të buxhetit se çka është e mundur të bëhet gjatë këtij viti që të planifikohen aktivitete që drejtorit mendojnë që janë reale për tu zbatuar në praktikë” u shpreh Muniqi.

Mobi Casa

Duke folur për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor ajo tha se kjo nuk nënkupton rritjen e buxhetit , por se ideja e saj është se para planifikimit të buxhetit të bëhen analiza dhe statistika që të bëhet një ndarje e drejtë e buxhetit për të gjitha kategoritë.

Gjatë këtij trajnimi zyrtarët e drejtorive të ndryshme janë ndarë në grupe punuese të cilat kanë paraqitur rekomandime dhe prioritet lidhur me buxhetimin e përgjegjshëm gjinor të cilat mund të aplikohen pa implikime buxhetore./rajonipress/