Në Viti dhe Pograxhë kapen mallra kontrabandë

Gjilan – Në Viti raportohet se pas një pune operative është arritur që të ndalet një traktor i tipit Rakovica me rimorkio ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 500 deri 1000 paketa të mbushura me duhan në vlerë rreth 5 000 € deri 10 000 € njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë traktori është konfiskuar.
Në një rast tjetër policia kufitare në fshatin Pogragjë të Gjilanit ka ndaluar traktorin e markës Ferguson të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Serbisë ku gjatë kontrollit në rimorkion e traktorit i dyshuari ka ngarkuar drunj të cilat i ka sjellur në Territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve (malore) pa dokumentacion përkatës.
Me urdhër të Prokurorit drunjtë konfiskohen dhe dërgohen në deponin e Ekonomisë Pyjore ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. Policia këtë rast e ka kualifikuar si kalim i pa autorizuar i kufirit-kontrabamdim me mallra-drunjë./rajonipress/