UBT

Në Viti dhe Kamenicë asgjësohen fije të kanabisit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në fshatin Kabash të Vitisë raportohet se njësiti policor gjatë kontrollit në malet e fshatit Kabash ka gjetur të mbjellur 17 fije të Kanabisit në gjatësi 150 – 255 cm njoftoj Policia e Kosovës.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes ka dalë Njësiti Anti Drogë i cili ka bërë asgjësimin e bimëve narkotike.

Mobi Casa

Edhe në fshatin Krilevë të Kamenicës raportohet se njësiti policor gjatë kontrollit në një rrjedhje uji ka gjetur të mbjellura rreth 50 fije të Kanabisit të cilat dyshohet që janë të mbjellura nga tre të dyshuar meshkuj shqiptar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësiti Anti Drogë i cili ka bërë asgjësimin e bimëve narkotike. Lidhur me rastin në Stacionin Policor është sjellur njëri nga të dyshuarit cili me urdhër të Prokurorit dërgohet në mbajtje./rajonipress/