Hidromorava

Në Viti arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje dhe kanosje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti në vazhdën e hetimit të një rastit “Kanosje” me urdhër të Gjykatësit të procedurës paraprake ka kryer një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit kosovar shqiptar H.A. (1967).

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën:
• Një (1) Pushkë gjuetie e llojit SP 100 e kalibrit 12-GA me njëzet e pesë (25) fishekë të kalibrit 12-GA
• Një (1) pushkë Karabin me shënjestër optike e llojit Patriot e kalibrit 30-06 SPRG me njëqind e pesëdhjetë e gjashtë (156) fishekë të kalibrit 30-06
• Një (1) revole e llojit Sig Sauer e kalibrit 9mm me dy karikator përkatës dhe shtatë (7) fishekë të kalibrit 9mm,
• Një (1) revole me shurdhues e llojit Pietro Gardone e kalibrit 22LR me dyqind e tre (203) fishekë të kalibrit 22LR
• Një (1) revolver me shurdhues e llojit Ofizial sport starters me tetëdhjetë e një (81) fishekë të kalibrit 22Long rifle
• 37 copë fishekë dhe një tytë e revoles.

UBT

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosje” dhe i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.