Në viti arrestohen të dyshuar për raste të vjedhjeve të rënda
Viti – Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë, gjatë punëve operative kanë arritur t` i hetojnë dhe zbulojnë dy raste “vjedhje e rëndë” dhe një rast “vjedhje” që kanë ndodhur në zonën e përgjegjësisë në Viti.
Në dy raste “Vjedhje e rëndë” janë arrestuar dy persona të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës të cilët dyshohet se kanë vjedhur mjete të punës : (gjenerator, pompa, vinqe ,TV në lokacione të ndryshme), njëri nga të dyshuarit, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës është ndal me vendim të prokurorit të shtetit në mbajtje për 48 orë, gjersa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt në Gjykatë. Sendet e vjedhura i janë kthyer pronareve legjitim.
Në rastin tjetër të “vjedhjes” është arrit të identifikohet, dhe arrestohet i dyshuari po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës, pasi që dyshohet se ka vjedhë material nga një shkollë, i njëjti është intervistuar dhe rasti në procedurë të rregullte procedohet në Gjykatë, materiali i vjedhur nga shkolla është konfiskuar, dhe kthyer shkollës.
Policia e Kosovës nga Stacioni policor i Vitisë vazhdon përkushtimin për të krijuar ambient të sigurt, bashkëpunimi me qytetarë ndihmon edhe më shumë për të krijuar një ambient të qetë dhe sa më të sigurt për të gjithë për banorët e saj dhe pasurin e tyre thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/


