Hidromorava

Në Viti arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 25.11.2022 me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake në dy raste të ndryshme ka kryer kontrollë në dy shtëpi dhe objektet përcjellëse tek dy të dyshuarit kosovar N.S. (1997) dhe M.Q. (1966). Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën një (1) Pushkë M48 e kalibrit 7.9 mm, një (1) Revole e tipit Bereta e kalibrit 6.35mm, një (1) karikator dhe gjashtë (6) fishekë të kalibrit 6.35 mm.

Dy të dyshuarit nga ana e zyrtarëve policor janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Hidromorava

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve”dhe rasti i kompletuar do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Gjilan njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/