Hidromorava

Në Viti arrestime, në Gjilan aksidentohet çiklisti

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur me dy viktimat meshkuj shqiptar me ç’ rast dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës.

Eco Higjiena

Kurse në Gjilan në rrugën “Mehmet Akif Ersoy” vozitësi mashkull shqiptar me veturë civile nga pakujdesia ka goditur çiklistin mashkull shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar çiklisti i cili pas tretmanit në Spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK. Vozitësi i automjetit është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/