ARKATANA

Në Viti 166 fletëparaqitje vetëm gjatë fundjavës ndaj atyre që nuk respektuan masat

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) sot ka diskutuar serish mbi gjendjen e pandemisë me COVID-19 në komunën e Vitisë. Gjatë kësaj mbledhje që është kryesuar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u bë me dije se deri me tani janë 62 raste aktive me COVID-19 në këtë komunë.

Ai kërkoj nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat kundër përhapjes së këtij virusi.

Kreu Haliti bëri me dije se fatmirësisht është rritur numri i të shëruarave dhe ju urojë shërim sa më të shpejt edhe gjithë qytetarëve të tjerë.

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, potencoi se respektimi i masave të nga qytetarët vitias, në veçanti bartja e maskave është rritur dhe se për këtë ka ndikuar edhe lëshimi i fletëparaqitjeve.

ARKATANA

Komandanti Halili, tha se vetëm gjatë fundjavës janë lëshuar 166 fletëparaqitje për mos respektim të masave.

Sipas tij respektimi i bartjes së maskave në këtë komunë sipas të dhënave që ata posedojnë është 75%.

Ndërkaq gjatë këtij takimi është folur edhe për masat tjera kundër përhapjes së këtij virusi pandemik si klorifikimi dhe dezinfektimi i hapësirave të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.