ARKATANA

Në Viti 12 raste të reja me Covid – 19 kërkohet seriozitet dhe përgjegjshmëri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) i Komunës së Vitisë me shqetësim ka pritur lajmin për rritje të rasteve pozitive me Covid19, pas mbi 40 ditëve pa të infektuar në këtë komunë.

KKMSH ka vlerësuar se raportet e mbrëmshme nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për 12 raste të reja me gripin pandemik, flasin për kthim në gjendjen fillestare, më 13 mars kur u identifikuan të infektuarit e parë në Viti dhe Kosovë.

Sokol Haliti, edhe si kryesues i KKMSH-së, tha se gjendja nuk është e mirë, as në nivel vendi, për shkak të mosrespektimit të masave kundër Koronavirusit.

Sipas tij, këto sjellje mund do ta dëmtojnë situatën akoma më shumë.

Mobi Casa

Ai kërkoi seriozitet dhe përgjegjshmëri nga të gjithë, sidomos nga qytetarët, të cilët mund ta rikthejnë gjendjen për të mirë, duke zbatuar rekomandimet e institucioneve dhe ekspertëve shëndetësorë.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili tha se Policia ka rritur vigjilencën, por nuk ka ndonjë vendim nga niveli qendror për ashpërsim të masave, përkundër që numri i të infektuarve po rritet.

Ai tha se janë duke mbikëqyrë vatrat e reja të infeksionit dhe janë në kontakt me personat e vetizoluar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.