UBT

Në vigjilje të festave të nëntorit, LDK dëgjon strukturat e lagjeve, Qendra, Lagjja e Xhamisë së Vogël, Iliria e Fidanishte

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, në vigjilje të festave të nëntorit, ka vazhduar me ciklin e debateve “LDK ju dëgjon” me strukturat në lagjeve, Qendra, Lagjja e Xhamisë së Vogël, Iliria e Fidanishte.

Haziri, i cili shoqërohej nga shefi i Grupit të Këshilltarëve, Avdyl Aliu, asambleistja Teuta Suliqi dhe bartësit e këtyre nëndegëve, ka falënderuar strukturat e partisë së këtyre Nëndegëve për punën e palodhshme për të mirën e përgjithshme, në çdo fazë, ndërsa tha se deri në fund të vitit, ne do të jemi në gjithë territorin e komunës së Gjilanit për t’i dëgjuar qytetarët tanë dhe hallet e kërkesat e tyre.

“Në vigjilje të festave të nëntorit, vazhduam debatin “LDK dëgjon” me strukturat e lagjeve, Qendra, Lagjja e Xhamisë së Vogël, Iliria e Fidanishte. Ky ishte vit i humbur për Gjilanin dhe nëse vlerësojmë sipas këtij viti, fatkeqësisht do të jetë mandat i humbur”, u shpreh Haziri.

Mobi Casa

Strukturat e lagjeve Qendra, Lagjja e Xhamisë së Vogël, Iliria e Fidanishte kanë shfaqur interesim të madh për të kontribuar në debat lidhur me zhvillimet politike në Komunë e në qeverisjen qendrore, veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarizmi i LDK-së dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë.

Të premten LDK vazhdon debatin me strukturat e 2 Korrikut, Dheu i Bardhë dhe Baja.

Rruga “Flaka e Janarit”, Viti 23.11.2022 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht duke e goditur me boks hekuri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./rajonipress/