UBT

Në veri nuk zbatohen Marrëveshjet e Brukselit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Marrëveshjet e Brukselit nuk kanë gjetur zbatim në komunat veriore të Kosovës. Strukturat paralele atje nuk janë shpërbërë, liria e lëvizjes ka mbetur në pikën zero, ndërsa gjyqësia dhe arsimi funksionon me ligjet e Serbisë. Nga të gjitha marrëveshjet e Brukselit (33) vetëm dy po zbatohen.Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe Zgjedhjet me Sistem të Kosovës, janë ato të cilat ua mbushin xhepat serbëve me para.

Me të kaluar urën e Ibrit, fitohet përshtypja se më nuk je në Kosovë.

Flamuj të shtetit të Serbisë, simbole të partive politike serbe, portrete të politikanëve serbë nëpër bilborde dhe ballina të ndërtesave, shtatore dhe buste të ngritura të “kralëve” e patriotëve serbë, madje edhe të kanxhallozëve rusë, si dhe muzika e zhurmshme serbe nëpër kafenetë e shumta, jo vetëm në pjesën veriore të Mitrovicës, por edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, të lë përshtypjen se je në mes të Serbisë, diku në Shumadi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

ARKATANA

Me një fjalë, në veri është sikurse në Serbi.

Marrëveshjet e Brukselit nuk kanë gjetur zbatim në komunat veriore të Kosovës, ndërsa strukturat paralele nuk janë shpërbërë e liria e lëvizjes ka mbetur në pikën zero.

Dy marrëveshjet, të cilat Serbia ka pranuar t’i zbatojë në veri të Kosovës, menaxhimi i integruar i kufirit dhe zgjedhjet me sistem të Kosovës, u krijojnë komunave veriore favore të mëdha, për këtë arsye mbase serbët e veriut të Kosovës dhe Serbia kanë pranuar që t’i zbatojnë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.