Hidromorava

Në Verban të Vitisë përleshen mes vete dy grupe, bëhen për spital

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Të enjtën rreth orës 18:00 në fshatin Vërban, Komuna e Vitisë për shkak të një kontesti pronësor dy të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës banor të fshatit Verban fillimisht janë fjalosur e mandej, janë përlesh mes veti, ku janë involvuar edhe dy të dyshuar të tjerë, me një shufër metali kanë goditur njëri tjetrin në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore njëri tjetrit, ku dy prej tyre u është ofruar ndihma e mjekut në qendrën emergjente në Gjilan.

Hidromorava

Të gjithë të dyshuarit pasi janë intervistuar me vendim të Prokurorit ndalohen në mbajtje. Rasti procedohet në PTH njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/